PDK

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i mohon raportimet në disa medie se kjo parti do të përfshihet në Qeveri

Partia Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Kadri Veseli, ka mohuar raportimet në disa medie se janë duke diskutuar mundësinë e përfshirjes në Qeveri. Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në struktura drejtuese të partisë. “Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, ka shkruar Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …