Shteti austriak vendos masa të udhëtimit ndaj qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shteti austriak vendos masa të udhëtimit ndaj qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit për shkak të një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus atje, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, raporton “Reuters”. Banorëve të Kosovës, të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Serbisë, të Maqedonisë së Veriut dhe të Bosnjë e Hercegovinës u kërkohet të vetizolohen për 14 ditë, me të hyrë në Austri, ose duhet të tregojnë një test negativ të koronavirusit. Masa e Austrisë është një goditje e veçantë për Serbinë dhe Malin e Zi, vende këto të cilat Bashkimi Evropian, të martën, i shtoi në “listën e sigurt” të vendeve, duke lejuar udhëtimin e banorëve të tyre në BE. “Ne po reagojmë në bazë të rrethanave, jo vetëm situatës në ato vende, por edhe faktit që ne shohim, për shembull në vendet tona fqinje Kroaci dhe Slloveni, një rritje në grupimet e njerëzve që kthehen nga udhëtimi në Ballkanin Perëndimor”, tha Schallenbergu në një konferencë për shtyp.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …