Gjykata Speciale

Zëdhënësi i Speciales falënderon gazetarët bashkëpunues që i kanë dorëzuar dokumentet e OVL-UÇK-së, ndërsa fajëson veteranët

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Christopher Bennett, përmes një komunikate për shtyp ka falënderuar gazetarët dhe mediat e analistat që nuk i kanë bërë publike dosjet nga Organizatat e Luftës. ”Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të lavdëruar gazetarët me etikë në të gjithë Kosovën të cilët nuk kanë pranuar të botojnë dokumentet që iu dhanë, si dhe numrin e madh të gazetarëve të cilët vullnetarisht na kanë dhënë dokumentet që ata morën nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dhe kanë pranuar publikisht se pjesëmarrja në shpërndarjen e një informacioni të tillë mund të ishte krim sipas Kodit Penal të Kosovës. Gjatë këtyre javëve të fundit zyra ime ka marrë shumë pyetje nga gazetarët në lidhje me deklarata të bëra nga Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së e cila në një numër rastesh është përfshirë në aktivitete që unë besoj se kanë për qëllim të minojnë administrimin në mënyrën e duhur të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Glauk Konjufca mohon shkeljen e Kushtetutës: Seanca mund të zgjasë mbi 24 orë

Glauk Konjufca ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje të Kushtetutës lidhur me moskonstituimin e Kuvendit …