Besnik Bislimi

Zëvendës-kryeministri, Bislimi, pranon se Qeveria mori versionin e ri lidhur me planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, Bislimi ka thënë se Lajçaku sot ka dorëzuar tek kryeministri Albin Kurti versionin e fundit të planit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kryenegociatori për dialogun, ka thënë se është e rëndësishëm ajo çka kanë arritur për të afatizuar arritjen e ujdisë deri në mars të vitit 2023. Ai para anëtarëve të komisionit ka bërë me dije se pritjet janë që në janar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me forcë. Pas pyetjeve të deputetëve për largimin e serbëve në veri nga institucionet, Bislimi ka paraqitur siç ka thënë dështimet ndër vite në veri. Mirëpo, Bislimit i ka reaguar deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cila ka thënë se këto janë të pavërteta. Ai e ka akuzuar Bislimin se po përpiqet që ta lë fajtor ish-kryetarin, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …