Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj paralajmëron masa tjera për të ndihmuar prodhuesit vendor

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj paralajmëron masa tjera për të ndihmuar prodhuesit vendor

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve të Kosovës. Në këtë takim është biseduar për vendimin e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës për miellin nga Serbia si dhe për shqetësimet tjera të kësaj shoqate. Me këtë rast, zëvendës-kryeministri Limaj ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve tjera të cilat kanë për qëllim stimulimin e prodhuesve vendor. “Si Qeveri e Kosovës, jemi të vendosur t’iu ndihmojmë aq sa është e mundur. Janë një serë masash të cilat do të merren më qëllim të stimulimit të prodhuesve vendor. Iu inkurajoj të vazhdoni të punoni dhe ne do të kemi veshw të dëgjojmë shqetësimet tuaja”, ka thënë zëvendës-kryeministri Limaj.

Zëvendëskryeministri Limaj ka kërkuar nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës që të përmirësojnë kualitetin dhe të mos e rrisin çmimin e grurit.E nga ana e tij, Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës se Mullisëve ka thënë se vendimi për vendosjen e masës për miellin nga Serbia i ka ndihmuar shumë atyre. “Masa që keni marrë na ka dhënë shtytje të madhe. Kjo masë në plane afatgjate do të japë rezultatet e saj. Konkurrenca e brendshme  pas këtij vendimi është rritë pa e rritur çmimin. Ne kemi qenë në një krizë të madhe, pas marrjes se këtij vendimi tani jemi në një gjendje shumë më të mirë”, ka thënë Zejnullahu.

Përfaqësues të Shoqatës se Mullisëve kanë paraqitur edhe disa shqetësime të tyre siç janë: TVSH-ja e dyfishtë në prodhim, çështja e banderolave dhe 3 përqindëshi i tatimit në burim.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …