Zëvendësja e ministres Shvarc, zonja Liza Gashi, gjatë vizitës 3-javore në Amerikë ka shpenzuar mbi 9 mijë euro

Zëvendësja e ministres Shvarc, zonja Liza Gashi, gjatë vizitës 3-javore në Amerikë ka shpenzuar mbi 9 mijë euro

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, gjatë vizitës gati 3 javore në muajin maj në SHBA ka shpenzuar 9 mijë euro për bileta udhëtimi, akomodim, dreka e darka zyrtare dhe mëditje. Këto të dhëna për shpenzimet financiare, Kanal10 i ka siguruar pas kërkesës për qasje në dokumente publike, për të cilën MPJD-ja nuk i ka respektuar afatet ligjore. Në vend të kësaj, kanë bërë një reagim të paparë në praktikat institucionale. Për vizitën në maj në Amerikë të kryeministrit Albin Kurti dhe një delegacioni nga Kosova, së cilës ende nuk i shihen frytet, vazhdojnë të shfaqen shifrat e shpenzimit të buxhetit të shtetit. Për vizitën gati 3 javore në ShBA, vetëm zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka shpenzuar në total 9 mijë euro. Për të, për bileta të udhëtimit janë paguar 1 mijë e 83 euro. Kurse, për siç e kanë cilësuar akomodim zyrtarë jashtë vendit – kredit kartelë, zëvendës-ministrja Gashi ka shpenzuar nga buxheti i shtetit, 4 mijë e 264 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …