Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar përsëri duke kundërshtuar mësimin për ditët e shtune

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar përsëri duke kundërshtuar mësimin për  ditët e shtune. Këshilli ka thënë se politikanët e arsimit në Kosovë po gjykojnë që gjashtë ditë rresht mësim janë të mundshme e nuk ka rëndësi a janë dakord për këtë fëmija e prindërit por edhe mësimdhënësit. “Ne vazhdojmë të këshillojmë se politikbërja (sidomos në sistemin arsimor) e ka parakusht të domosdoshëm diskutimin shterues nga të gjitha palët pjesëtare  e të interesit për çdo çështje të rëndësishme që prek fëmijët, prindërit e mësimdhënësit dhe gjithë sistemin edukativ e arsimor”, është thënë në reagimin e këtij këshilli. Këshilli i Prindërve gjithashtu ka deklaruar  se pa  pajtueshmëri të argumentuar ata do të vazhdojmë së bëri lëvizje të çrregullta. “Me efekte shumë anshmërisht penguese, pa perspektivë shpresëdhënëse se arsimi publik në këtë vend mund (e do) të dalë nga prapambeturia, jokoherenca e padobishmëria. Vizioni progresist i arsimit i pranon e i përthith arsyetimin, dijen, kreativitetin, respektin njerëzor e intelektual, gjithëpërfshirjen, dinjitetin e ligjshmërinë dhe i refuzon të kundërtat e tyre”,është thënë në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …