Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka takuar sot shefen e zyrës së Bashkim Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka takuar sot shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me vizitën e javës së ardhshme të Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë. Gjatë takimit, Hoxhaj dhe Apostolova diskutuan në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe hapat që Kosova ka shënuar drejt liberalizimit të vizave dhe agjendën e vizitës së COWEB, si dhe rëndësinë e informimit sa më të mirë të këtij delegacioni në lidhje me progresin e shënuar. “Diskutimi i frytshëm me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në lidhje me vizitën e ardhshme të grupit punues për rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB), që do të ndodh javën e ardhshme. Në takimet me këta përfaqësues të shteteve anëtare të BE-së do t’i informojmë në lidhje me progresin e Kosovës në agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …