Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i zhgënjyer me mosnjohjen nga shumë shtete arabe

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i zhgënjyer me mosnjohjen nga shumë shtete arabe

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se për t’u bërë shtet anëtar i OKB-së, Kosovës i duhen sa më shumë njohje, pasi kjo do të ishte kompletim i sovranitetit të saj. Gjatë takimit me princin saudit Turki Al Faisal, Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen ndaj Arabisë Saudite për mbështetjen në njohjen e Kosovës, ndërsa është shprehur i zhgënjyer me mos mbështetjen e shumë shteteve të tjera arabe për Kosovën. “Kur është shpallur pavarësia e Kosovës, kemi pritur që do të kemi një valë mbështetjeje dhe njohjeje nga shtete arabe dhe islame, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo mungesë solidariteti ka zhgënjyer qytetarët dhe Qeverinë e Kosovës tej mase”, tha ai.

Hoxhaj ka folur për marrëdhëniet që ka ndërtuar Kosova me shtetet arabe në 10 vjetët e shtetësisë. “U jemi shumë mirënjohës shteteve anëtare të Ligës Arabe dhe atyre të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, por në të njëjtën kohë, është absurde se si pas dhjetë vjetësh pavarësi, shumë shtete arabe ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo tregon se këto vende nuk kanë treguar solidaritet as me shtetin e Kosovës dhe as me popullin e Kosovës, madje flet për një mos-mbështetje të së drejtës sonë për vetëvendosje dhe dinjitet njerëzor”, ka thënë Hoxhaj gjatë ligjëratës në Qendrën e Mbretit Faisal për Hulumtime dhe Studime Islame.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …