leoni

Zëvendëskryetari Berisha priti një delegacion nga Organizata ,,Rogro”

Zëvendëskryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha priti një delegacion të Organizatës, “Rogro”, që vepron në Republikën e Kosovës, në përbërje të të cilit ishin: Bahri Tahiri, Deli Nitaj,  Klaus Stroer dhe Bujar Hysenaj. Zëvendëskryetari, Berisha  pasi u shprehi falënderim delegacionit theksoi: ”Ne si institucione komunale jemi të gatshëm t’i përmbushim të gjitha obligimet ligjore dhe procedurale që kërkohen për ta realizuar këtë  ndihmë  që ju si organizatë “Rogro”  do t’u ofroni institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve tanë në të ardhmen e afërt me mjete shëndetësore si, shtretër, karroca, paterica dhe mjete të kuzhinës për institucionin e çerdhes në Malishevë, “Zërat e Ëmbël”, që kanë nevojë, pasi aty  janë mbi 80 fëmijë për të cilën përkujdesën ekipi drejtues i çerdhes”, përfundoi Berisha. Ndërsa Bahri Tahiri, tha se “Ne si organizatë shqiptaro- gjermane, kemi një bashkëpunim të gjatë, dhe kësaj radhe zgjodhëm  Malishevën dhe institucionet shëndetësore, personat e nevojshëm që t’i ndihmojmë me mjete shëndetësore dhe inventar të kuzhinës për çerdhen, shpresoi ta realizojmë shumë shpejt këtë projekt”  tha në fund, Bahri Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …