ZËVENDËSMINISTRAT MUJOTA DHE SELIMAJ, PRITËN NË TAKIM PËRFAQËSUESIN E AMBASADËS ITALIANE NË KOSOVË DHE GRUPIN TEKNIK PËR TRANSPORT NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT TË ITALISË

Zëvendësministrat e Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe Idriz Selimaj, pritën në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane në Kosovë, Mateo Coradini dhe grupin teknik për transport nga ministria e Transportit të Italisë. Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, pas ratifikimit të marrëveshjes për transport në mes të këtyre dy shteteve. Në takim gjithashtu u tha se qëllimi i arritjes së kësaj marrëveshje është tejkalimi i barrierave të ndryshe në kuadër të transportit si dhe arritja e qarkullimit më të lehtë në mes qytetarëve të të dyjave vendeve. Përfaqësuesi i ambasadës së Italisë në Kosovë, Coradini dhe ata të ministrisë së Transportit të Italisë u shprehën se janë të gatshëm që të ofrojnë bashkëpunimin e  tyre në lëminë e transportit për Kosovën dhe Ministrinë e infrastrukturës. Ndërsa, pas këtij takimi u zhvillua takimi tjetër i nivelit teknik, në mes të dy grupeve nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës dhe përfaqësuesit e nivelit teknik të ministrisë së Transportit të Italisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …