Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku po merr pjesë në konferencën e Stambollit për Siguri

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku po merr pjesë në konferencën e Stambollit për Siguri

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku po merr pjesë në konferencën tradicionale të Stambollit për Siguri, në Stamboll të Republikës së Turqisë. Sipas një njoftimi të Ministrisë së FSK-së, në këtë konferencë po trajtohen temat për sigurinë si dhe po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale.

“Në punimet e Konferencës së Stambollit për Siguri po marrin pjesë personalitete të larta ushtarake dhe politike të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, si: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë si dhe shumë ministra, komandantë dhe personalitete tjera të shquara nga rajoni dhe Bota. Në këtë konferencë, zëvendësministrin Agim Çeku e shoqërojnë atasheu i FSK-së në Turqi, nënkolonel Bekim Osmani dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Republikën e Turqisë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …