Zëvendësministri Hoti, takon në Zagreb deputeten shqiptare Ermina Lekaj-Perlaskaj dhe kryetarin e Unionit Shqiptar në Kroaci

Zëvendësministri Hoti, takon në Zagreb deputeten shqiptare Ermina Lekaj-Perlaskaj dhe kryetarin e Unionit Shqiptar në Kroaci

Zëvendësministri Enver Hoti, gjatë qëndrimit të tij në Zagreb është takuar me deputeten shqiptare të parlamentit kroat, zonjën Ermina Lekaj-Perlaskaj, me kryetarin e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, zotëri Esat Qollakun, kryetarin e bashkësisë shqiptare të Istres, zotëri Frrok Lekaj , anëtarin e kryesisë Atdhe Tanushi e aktivist tjerë të devotshëm të Unionit shqiptar të Kroacisë. Unioni Shqiptar në Kroaci është ombrellë e shumë shoqatave shqiptare të cilat po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në dobi të komunitetit shqiptar me theks të veqantë të aktiviteteve kulturore dhe arsimore si domosdoshmëri e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i Nismës Socialdemokrate Bekim Brestovci.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …