Brickos

Zëvendësministri i MAPL-së, integrimi i komunitetit RAE në Malishevë, shembull për të gjithë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Bashkim Krasniqi, ka qëndruar sot në Malishevë, ku është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarja për komunitete dhe kthim, Edona Krasniqi. Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, e ka vlerësuar lartë integrimin dhe jetesën e komunitetit RAE në Komunën e Malishevës, duke e quajtur si një shembull për të gjithë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka njoftuar zv/ministrin e MAPL-së, Bashkim Krasniqi, me situatën e përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe në veçanti me pozitën e komunitetit RAE. “Në Malishevë jetojnë shtatë familje, të këtij komuniteti dhe të gjithë janë të integruar, si në sistemin e arsimit, punësimit, si dhe në ofrimin e të gjitha shërbimeve, të barabartë me të gjithë popullsinë e Malishevës, pa asnjë dallim”. Këtë gjendje të komunitetit RAE në Malishevë, e ka vlerësuar lartë edhe zv/ministri i MAPL-së, Bashkim Krasniqi, i cili paraprakisht është takuar edhe me pjesëtar të këtij komuniteti. “Këtu janë të integruar mirë në shoqëri dhe komuniteti RAE jeton pa asnjë problem. Katër prej tyre janë të punësuar në institucione, ndërsa nxënësit dhe studentët shkollohen pa problem, si e tërë shoqëria e Malishevës dhe marrin shërbimet si të gjithë të tjerët. Janë shembulli më i mirë i integrimit”, ka thënë mes tjerash zv/ministri i MAPL-së, Bashkim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …