Zgjedhjet e reja rrezikojnë buxhetin dhe funksionimin e shtetit

Kosova rrezikon të futet sërish në zgjedhje parlamentare deri në fund të vitit, nëse të dielën nuk arrihet formimi i qeverisë së re. Kjo do të shënonte ciklin e katërt zgjedhor brenda afërsisht 10 muajve, një barrë e rëndë financiare dhe institucionale për shtetin. Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, paralajmëron se shpenzimet për zgjedhjet e shpeshta po e rëndojnë dukshëm buxhetin publik. “Një proces zgjedhor kushton mesatarisht rreth 6 milionë euro, ndoshta edhe më shumë, varësisht nga rrethanat. Kështu, katër palë zgjedhje mund të arrijnë koston afër 30 milionë euro. Kjo është humbje e madhe financiare për Kosovën”, thekson Baraliu.
Sipas tij, dëmet nuk kufizohen vetëm në aspektin ekonomik. Paraliza institucionale ka shkaktuar ngecje serioze në funksionimin e agjencive dhe bordeve që kërkojnë kuorum për vendimmarrje. “Mosfunksionimi i institucioneve, vonesat në vendime, proceset e ndërprera, mungesa e investimeve në terren – të gjitha këto krijojnë një zinxhir pasojash që e dëmtojnë shtetin në afat të gjatë”, shton ai. Vetëm për zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit, partitë politike shpenzuan rreth 4 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe fondet e tyre të brendshme. Nëse procesi politik nuk zhbllokohet deri të dielën, Kosovën e pret një tjetër përballje me kutitë e votimit – por kësaj radhe, me pasoja shumë më të rënda për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …