Zgjedhjet në Shqipëri: KQZ-ja do të ndajë fondin për partitë politike

Zgjedhjet në Shqipëri: KQZ-ja do të ndajë fondin për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të martën për të shpërndarë fondin prej 290 milion lekësh që buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Sipas ligjit “Për partitë politike”, 70% e fondit, e parashikuar si mbështetje financiare për partitë, shpërndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar; 20 % e fondit ndahet në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 %, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Vetëvendosja nuk e ka të domosdoshme LDK-në për qeverinë, partia duhet t’i rikthehet reformës së brendshme

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për Lidhjen …