Zgjerohen shërbimet mjekësore në QKMF “ Dr.  Ali Hoxha “ edhe me katër mjekë të përgjithshëm

Sot në ambientet e komunës së Junikut, në prani të Kryetarit të Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, katër mjek të rinj të cilët janë rekrutuar në konkursin e fundit kanë nënshkruar kontratat e tyre sipas ligjeve ne fuqi. Qytetaret e Junikut nga tani mund të marrin shërbime mjekësorë tek mjeket e përgjithshëm Dr. Dea Dyla, Dr. Lis Kusari, Dr. Rinor Maliqi, Dr. Admir Zymberi. Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, i uroj mjekët për nënshkrimin e kontratave dhe shprehu kënaqësi që mjekët tonë kanë zgjedhur që karrierën e tyre ta vazhdojnë në vendlindje, duke ju shërbyer qytetarëve të vendit më shumë respekt dhe dinjitet. Ndër tjera Kryetari Shehu theksoj se ky është vetëm fillimi i krijimit të shërbimeve profesionale në qendrën e mjekësisë familjare “ DR. Ali Hoxha “, në Junik.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …