Është formuar komisioni për të përcjellë dhe monitoruar fushatën e korrje-shirjeve për vit 2022 në komunën e Mlaishevës

Me vendim të Kryetarit të komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, është formuar komisioni për të përcjellur dhe monitoruar fushatën e korrje-shirjeve për vit 2022. Komisioni ka për detyrë të kordinojë punën në mes të bujqve kultivues të grurit,  qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombanjave, e po ashtu raportimin në baza javore në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ministria e Bujqësisë  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me  Drejtoritë Komunale për Bujqësi dhe shoqatën e mullistëve  në një takim të përbashkët janë dakorduar që këtë vit çmimi i sugjeruar (referues) për korrje është  130€ për hektar. Fermerët që dëshirojnë të përfitojnë subvencionimin nga Ministria e Bujqësisë për sasi nga – kg të dorëzuar në vlerë prej 0.03 €/kg duhet dorëzuar së paku 6000 kg grurë në mulli, sillose apo pika grumbulluese si dhe të pajisen me dëshmi mbi sasinë e grurit të dorëzuar.

Mund të jetë një imazh i re, bar dhe natyra

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …