Po vazhdon të rregullohet shtrati i Lumit Duhllo

Kryetari Latifi para disa ditësh vizitoi punimet që po kryhen për ndërtimin e kanalit të kullimit nga Rahoveci (vazhdim i rregullimit të shtratit të lumit Duhllo, ku më poshtë i bashkohet edhe rrjedha e lumit Rimnik) deri në Fortesë (Rimnik), me gjatësi 5,005 metra dhe me gjerësi 7.5 metra. Në kuadër të projektit hyn edhe ndërtimi i kolektorit për ujërat e zeza, i cili zgjidh një problem të madh për qytetarët. Kryetari Latifi u shpreh i kënaqur me cilësinë e punës dhe me intensitetin e zbatimit të planit dinamik, duke shpresuar që kushtet atmosferike të jenë të përshtatshme dhe punët të ecin mbarë deri në përfundimin këtij projekti të rëndësisë së veçantë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …