Zgjim Hyseni: Asociacioni për komunat me shumicë serbe siguron autonomi institucionale dhe territoriale për veriun e vendit

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, tha se Qeveria Kurti sekretin e saj e ka në plan dhe është mënyrë e punës. Ai ka deklaruar se proces më të mbyllur dhe jo transparent nuk ka pasur Kosova, duke iu referuar dialogut me Serbinë. Duke komentuar mospublikimin e draftit për Asociacioni, tha se krejt kjo po bëhet për shkak të përmbajtjes së tij. Sipas tij, Asociacionin siguron autonomi institucionale edhe autonomi territoriale për veriun e vendit. Ai më tej shtoi se  kjo ka qenë e ditur në dokumentet e më hershme ne vitet 2013 dhe 2015. Nuk ka qenë asnjëherë kështu, nëse e krahasojmë proceset negociatore, prej procesit të Vjenës proces më të mbyllur edhe jo transparent nuk ka pasur Kosova, dhe kjo nuk është pahiri kjo është për shkak se e kemi një Qeveri që sekretin e ka plan edhe në mënyrë të punës, ka saktësuar Zgjim Hyseni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …