Veriu

Zlatoje Martinov: Pjesëmarrja e madhe e serbëve në jetën politike do të sjellë ndryshime, sidomos në veri, meqë Kosova është e pavarur prej kohësh

Publicisti, Zlatoje Martinov ka folur lidhur me stagnimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se autoritetet në Beograd përfitojnë nga statusi i ngrirë i konfliktit, duke shmangur përballjen me realitetin. Nuk mund të pritet një ndryshim i politikës amerikane ndaj Ballkanit dhe se përparimi në bisedime është i pamundur pa një ndryshim të qasjes nga Serbia. Dialogu ka ngecur dhe se emërimi i një përfaqësuesi të ri të posaçëm të BE-së për dialogun nuk do të sjellë ndryshime substanciale, për shkak të mungesës së vullnetit në Beograd për të vazhduar bisedimet. Pjesëmarrja më e madhe e serbëve në jetën politike mund të sjellë ndryshime, veçanërisht në veri. Kosova është e pavarur prej kohësh, një fakt që është pranuar nga më shumë se njëqind shtete, përfshirë të gjitha fuqitë e mëdha, përveç Rusisë dhe Kinës. Nëse Beogradi vazhdon të këmbëngulë se Kosova është pjesë e Serbisë, bisedimet do të mbeten të bllokuara, theksoi Martinov.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …