Zoran Zaev

Zoran Zaev tërhiqet nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të partisë për shkak të rezultateve jo të mira në zgjedhje

Kryeministri i Maqedonisë Veriore dhe  kryetar i socialdemokratëve,  Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të partisë. Zaev e ka dhënë dorëheqjen  në një konferencë për media në Shkup, dhe me atë rast ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale. Partia e Socialdemokrate e Zoran Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore dhe për këtë shkak kryetari i saj ka dhënë dorëheqje. Ky gjest i Zaevit është për t u përshëndetur, por është rast krejt i veçantë në  traditën e politikanëve  dhe qeveritarëve të vendeve të Ballkanit e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me ShBA-në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e …