Zoran Zhivkoviq: Perëndimi po e lejon Vuçiqin të bëjë gjithçka, vetëm për t’i dhënë fund çështjes së Marrëveshjes franko-gjermane

Zoran Zhivkoviq: Perëndimi po e lejon Vuçiqin të bëjë gjithçka, vetëm për t’i dhënë fund çështjes së Marrëveshjes franko-gjermane

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkoviq, ka deklaruar për mediet në Serbi   se Perëndimi po e lejon Vuçiqin të bëjë atë që dëshiron vetëm për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës dhe të zbatojë Marrëveshjen franko-gjermane. Ai thotë se Vuçiqi e njohu Kosovën dhjetë vjet më parë, por ai po mundohet ta bind veten dhe të tjerët se ai nuk e bëri këtë. “Fatkeqësisht, është e vërtetë. Vuçiqi  përkulet para të gjithëve, dhe ata e  lejojnë atë që bën.  Ai u thotë kam vjedhur pak më shumë në zgjedhje, vjedh edhe në investime e kudo që shkoj, por targat i kam dhënë, ka thënë ish kryeministri serb. Sipas Zhivkoviqit, Vuçiqi e njohu Kosovën dhjetë vjet më parë, por ai bind veten dhe të tjerët se ai nuk e bëri këtë. “Lista e tij serbe në dhjetë vitet e fundit mori pjesë në zgjedhjet në Kosovë, ata deputetë u ulën në parlamentin e Republikës së Kosovës dhe në institucionet e Kosovës, në inaugurim dhe kënduan ose dëgjuan himnin e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …