Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

ZRRE-ja mori vendim ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të datës 2 shkurt, për bllokun tarifor në 800 kilovat

Zyra e Rregullatorit të Energjisë njofton se bordi i saj ka marrë vendim që ta shtyjë ekzekutimin e vendimit të datës 2 shkurt, me të cilin pati miratuar vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat. Përmes një komunikate për media, ZRRE bën të ditur se kjo është bërë pasi kanë pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike. “ZRrE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRrE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRrE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …