Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Rikthimi i Berishës si kryetar i PD-së është i padëshiruar jo vetëm nga amerikanët, por edhe nga gjermanët

Edhe miqtë e dikurshëm gjerman  të cilët nuk e braktisën Sali Berishën as në vitin 2019, tani po deklarojnë se Partia Demokratike e Shqipërisë, është më mirë pa Sali Berishën. Por, dy ditë para votimit që pritet ta sjelle atë ne krye të partisë, Berisha u përpoq të minimizonte qëndrimet  e raportuesit CDU/CSU për Ballkanin, Gunther Krichbaum, të cilit ai iu referua thjesht si një deputet. Gunter Kriçbaum paralajmëroi se me rikthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike, partnerët europianë do të viheshin në lëvizje dhe si pasojë do vihej në pikëpyetje anëtarësimi i saj në gjirin  e  Partisë  Popullore Europiane. Por thelbin e thirrjeve të deputetit gjerman e theksoi më saktë Gazment Bardhi. “Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, tha Bardhi.  (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …