Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe i ka dërguar një ankesë gjykatës së Apelit, i pakënaqur me gjyqtarin francez

Gregory Kehoe: Pasi Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka zyre në Beograd, duhet të na japë materialet që i ka marrë nga Serbia

Avokatët e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërkuar që të dinë nëse materialet shfajësuese që po nxjerrë Zyra e Prokurorit e kanë burimin te shërbimet sekrete apo te prokuroritë serbe. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, tha se Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale  ka zyre në Beograd dhe kërkoi nga ky institucion që të tregojë se cilat materiale shfajësuese i ka marrë nga Serbia.  “Të gjitha dokumentet e nxjerra nga serbët duhet të na i japin edhe neve. Zyra tha  se deri më tani ka nxjerrë mbi 5 mijë 500 materiale shfajësuese dhe se po bën këtë sa më shpejt që po mundet. Por, avokatët përmenden disa raste kur materialet që Prokuroria i ka siguruar në vitin  2015, po nxirren tani për palën e mbrojtjes. Kjo sipas tyre po zvarrit procesin.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …