Zyra për Çështje të Kategorive te dala nga Lufta e UÇK-së, e cila funksionon në kuadër të Kryeministrisë, ka rifilluar punën, me qëllim për t’i pajisur me vërtetime veteranët të cilave u është njohur statusi i kësaj kategorie, por ende nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit të përcaktuar me ligj. Në njoftimin e kësaj zyre bëhet e ditur se për t’u pajisur një veteran me vërtetim duhet ta këtë certifikatën origjinale të veteranit luftëtar të UÇK-së të lëshuar nga komisioni, si dhe letërnjoftimin ose një dokument identifikimi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
