Zyra për Komunitete dhe Kthim dhe Komiteti për Komunitete realizuan disa aktivitete të organizuara nga OSBE-ja

Zyra për Komunitete dhe Kthim së bashku me Komitetin për Komunitete realizuan disa aktivitete që janë në vazhdimësi të organizuara nga OSBE-ja.

Aktiviteti kishte për qëllim vizita nëpër teren në vendbanimet me Komunitete jo shumicë në Komunën e Deçanit, lagjen Pemishte, fshatin Gramaçel si dhe në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë.

Pjesë e këtyre vizitave ishin koleget nga Komuna e Pejës, Policia e Kosovës me qëllim të shkëmbimit të përvojave të ndryshme nga terreni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …