Zyrtarë të komunës së Inegëlit nga Turqia vizituan Mitrovicën

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari për komunitete Eroll Zekeria, kanë pritur një delegacion nga qytetit Inegël i Turqisë, me në krye Mustafa Shenturk, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike dhe Industrisë së Inegëlit, si dhe përfaqësues për marrëdhënie të jashtëm i kësaj komune, me bashkëpunëtorët e tij. Kryetari Bahtiri dhe nënkryetari Zekeria, pasi i dëshiruan mirëseardhje mysafirëve nga Inegëli, me të cilin Mitrovica është e binjakëzuar, thanë se vizitat e përfaqësuesve të këtij qyteti në Mitrovicë janë gjithmonë të mirëseardhura dhe të mirëpritura. “Ju jeni gjithmonë të mirëpritur në Mitrovicë, Ju jeni këtu sikur në qytetin tuaj. Unë ju falënderoj shumë për vizitën dhe për bashkëpunimin e mirë të ndërsjellë që kemi pas deri tash e në veçanti për ndihmën e vazhdueshme që i keni ofruar komunës tonë dhe qytetarëve të saj”, tha kryetari Bahtiri. Mysafiri nga Inegëli, Shenturk, tha se është për vizitë në Mitrovicë si i dërguar i kryetarit të qytetit me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe identifikimit të fushave ku ky bashkëpunim mund të jetë më efikas dhe më i suksesshëm. Si kryetari Bahtiri, ashtu edhe mysafiri nga Inegëli, Mustafa Shenturk, bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy komunave e vlerësuan si të suksesshëm dhe vëllazëror. Mirëpo, shtuan ata, ka mundësi reale që ky bashkëpunim të ngritët në nivel më të lartë dhe të zgjerohet, andaj edhe për këtë arsye janë të nevojshme kontaktet më të shpeshta dhe identifikimi i fushave ku mund të bashkëpunohet më me sukses. Mysafirët nga Inegëli i bënë ftesë zyrtare kryetarit Bahtiri dhe nënkryetarit Zekeria që të vizitojnë sa më parë Inegëlin, ftesë të cilën këta e pranuan me shumë dëshirë.

Në fund, bashkëbiseduesit shkëmbyen dhuratat në mes tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …