ZYRTARISHT KA FILLUAR FUSHATA E KORRJE-SHIRHEVE NË KOMUNËN E DEÇANIT

Mbi 260 hektar më grurë do të korren këtë vit në arat e Komunë së Deçanit, këtë e bëri të ditur drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj, i cili me bashkëpunëtor nga sektori i Bujqësisë ka vizituar fermerët. “Sot bashkë me kolegët nga Drejtoria e Bujqësisë, kemi dalë në teren për të parë nga afër fillimin e sezonës së korrje-shirjeve të grurit për vitin 2020 në vendin tonë. Kemi vizitua fermerët Ramadan Sokolaj nga Pozhari dhe Hasim Mazrekaj nga Prejlepi, duke ju uruar një vit me plot bereqet. Ky vit ka qenë një vit specifik që kemi kaluar me pandeminë me mbylljen e kufijve dhe bizneseve dhe kur përballemi me këto situata e kuptojmë se sa e rëndësishme është që ne të kemi prodhues dhe bujq të vyeshëm lokal sikurse në Komunën e Deçanit. Shpresoj që te kemi rendiment të pëlqyeshëm të grurit për sivjet. Ministria e Bujqësisë edhe këtë vit do të vazhdojë me subvencionimin e grurit duke përfshi edhe pjesën e grandeve tha Stojkaj.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …