Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Begaj: Urime Festa e Fitër Bajramit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë  të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit, i uron të gjithë besimtarët e besimit islam.

“Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj që të gjithë agjëruesve, t’iu pranohet agjërimi. Por në të njëjtën kohë ju uroj edhe festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve të besimit islam në Komunën e Malishevës dhe më gjerë. Pranoni urimet e mia më të sinqerta”, thuhet në urimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Me këtë rast, kryetari Begaj, i uron edhe të gjithë mërgimtarët nga Komuna e Malishevës, shumica prej të cilëve edhe në këtë festë, apo në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islam, janë lag familjeve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …