Brickos

Kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shfuqizoj pezullimin e vendimit për rritjen e pagave

Haradinaj: Jemi aty ku jemi, nuk dorëzohemi dhe duhet t’u dalim në ballë problemeve

Në një intervistë për Tagesspiegel”, kryeministri i Kosovës, Ramush  Haradinaj, me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës  ka deklaruar se lindja e një kombi nuk është proces i lehtë. Kosova ka mësuar një mori leksionesh. Ne duhet ta përmirësojmë punën qeverisëse, shtetin e së drejtës, ekonominë. Ne jemi aty ku jemi. Mirëpo ne nuk dorëzohemi dhe duhet t’u dalim në ballë problemeve. Sepse ky është vendi ynë dhe një vend tjetër për të jetuar nuk e kemi. Është e vërtetë që në Kosovë ka shumë gjëra me të cilat njeriu nuk mund të jetë i lumtur. Kosova nuk është vepër e kryer krejtësisht. Institucionet qeveritare duhet që në luftën kundër korrupsionit ta fitojnë besimin e qytetarëve. Duhet të sjellim më shumë investitorë në vend, duhet t’i përmirësojmë resurset tona dhe ta shfrytëzojmë më mirë potencialin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …