Kadaj-Bujupi: PAN mos të përpiqet të improvizojnë takime jo formale

Kadaj-Bujupi: Në këtë fazë ne kemi bllokuar Kadri Veselin sepse është kandidat i papërshtatshëm për ne

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi tha se edhe në seancën e katërt konstituive po shihet se PAN është bllokues i konstituimit të institucioneve. Ajo tha se do të vazhdojnë që të thërrasim PAN-in që të prezantojë kandidatin e tij. Kurse, e pyetur nëse do të marrin pjesë si Vetëvendosja, në takimin e mundshëm konsultati, ajo tha se nuk ka nevojë që institucionet t’i bartim në takime jo zyrtare, qoftë nëpër kafe e ambiente të tjera. “Në këtë fazë ne kemi bllokuar Kadri Veselin sepse është kandidat i papërshtatshëm. Mos të përpiqen të improvizojnë takime jo formale. Lëvizja Vetëvendosje është grupi më i madh, prandaj do të angazhohemi që të bllokojmë zaptuesit e shtetit dhe zhbllokojmë formimin e shtetit. Vetëvendosje është në kondrdinim dhe bashkëpunim me LAA dhe vazhdojmë të kemi bashkëpunim”, tha ajo, edhe pse Avdullah Hoti i LDK-së ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar  të partisë në raport me Vetëvendosjen.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …