Kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjen Musliu të Likocit dhe në lagjen Meha të Prekazit

Kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugëve në lagjen Musliu të Likocit dhe Meha të Prekazit. Me rastin e fillimit të punimeve në këto dy rrugë, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt ka vizituar Likocin dhe Prekazin.

Ai ka shprehur kënaqësinë me fillimin e punimeve në këto dy projekte shumë të rëndësishme për banorët e që jetojnë në këto vendbanime me histori të begatshme kombëtare.

Ndërkohë Nënkryetari Nura ka apeluar te qytetarët për bashkëpunim të ngushtë me institucinet kompetente gjatë procesit të realizimit të projekteve infrastrukturore.

Komuna e Skenderajt po vazhdon me dinamikë të përshpejtuar realizimin e projekteve infrastrukturore në qytet dhe fshatra. Në këtë kuadër së shpejti do të nisin punimet në rrugët e lagjeve në fshatrat Morinë, Kryshec, Rezallë e Re dhe Tushilë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …