Aktivitete rinore e sportive kushtuar “Ditës së Rinisë 2016”

Në kuadër të shënimit  të Ditës së Rinisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Skenderajt, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Qendra Rinore Publike në Skenderaj, më datat 28 dhe 29 shtator 2016 organizojnë aktivitete rinore e sportive.

Më 28 shtator 2016 prej orës 12:00, hapet panair me nxënësit e Qendrës së Kompetencës, Në këtë panair do të shfaqin punimet e tyre nxënësit e këtij institucioni arsimor.

Ndërsa, më datën 29 shtator 2016, mbahen dy aktivitete sportive; Kros dhe Futboll me nxënësit e dy klasave të VIII-ta, të dy shkollave të qytetit: shfmu “Shaban Jashari” dhe shfmu “Ahmet Delija” Skenderaj.

Krosi do të mbahet në lagjen e Jasharajve, prej orës 11.00, ndërsa futbolli në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” Skenderaj nga ora: 14:00.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …