Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në  Sfidën e Mijëvjeçarit. Ai të martën, në emër të Republikës së Kosovës, do të nënshkruajë marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së, në prani të shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë. Kjo marrëveshje prej 49 milionë dollarëve amerikanë do të fokusohet në dy fusha: Sundimi i Ligjit dhe Efiçenca në Energji, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që do të implementohen përgjatë katër viteve. Është kjo ceremonia e parë në historinë e MCC-së, që nënshkruan një marrëveshje të tillë në Kongres. Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së, në nëntor të vitit 2015, me qëllim identifikimin e fushave të mundshme të investimeve transformative për rritje ekonomike, zvogëlim të varfërisë si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …