Brickos

Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit për vitin 2018

Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të Komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së dhe përfaqësueseve të OSBE-së, u mbajte mbledhja e dytë  e Komitetit për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit për vitin 2018. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, të cilët ishin prezent në këtë mbledhje, për mbledhjen e Kuvendit u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Raportit 3 mujor financiar të vitit 2018, Shqyrtimi i raportit të auditimit të brendshëm për DKA-në, Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike-Stacioni i Autobusëve, Propozimi i Kryetarit për marrjen e vendimit për ndarjen e pronës Komunale në shfrytëzim afatshkurtër 15 vjet personave fizik dhe juridik për grumbullimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Xërxe dhe Propozimi i Kryetarit për ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e festivalit “Anadrinia Jehonë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …