Brickos

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkon transparencë nga Qeveria për kushtet e Anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur në lidhje me parakushtet për anëtarësimin e Kosovës  në Këshillin e Evropës. Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo theksoi nevojën për transparencë dhe komunikim të qartë me publikun rreth kësaj çështjeje. Ajo që na duhet është një qeveri transparente, që na informon dhe na bën të kuptojmë nëse Asociacioni është një parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova këto ditë ka marrë lajme të mira për afrimin e mundshëm në Këshillin e Evropës, por duhet të dimë me saktësi çfarë kërkon ky proces nga ne. Kadrijaj theksoi nevojën për të kuptuar se si parakushtet e ndryshme, përfshirë edhe formimin e Zajednicës, ndikojnë në perspektivën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si në NATO dhe  në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …