Ministri Bytyqi thotë se në shtator presim përgjigje nga ENQA dhe vendimin për rianëtarësim të Kosovës

Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi thotë se do të përkrahen talentet e të gjitha fushave, veçanërisht ata të matematikës

Pesëdhjetë e pesë nxënës të klasave të ndryshme nga mbarë Kosova kanë marrë çmime pasi që ishin pjesë e garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”. Ata që kaluan 65% janë përfitues të shërbimeve dhe aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës, posaçërisht për ofrimin e kurseve të avancuara të matematikës nga profesionistët e fushës, në përputhje me moshën dhe talentin e tyre në matematikë. Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, me këtë rast premtoi mbështetje për talentet e të gjitha fusha e veçanërisht për ata të matematikës. Ndërsa Jusuf Thaçi, drejtor ekzektutiv i Institutit Atomi tha se gara “Kangaroo” ka vënën pah dy gjëra. E para sipas tij, është se në Kosovë ka talent të matematikës dhe e dyta se në sistemin e arsimit ka të meta sidomos sa i përket fushës së matematikës. Ai tha se talentet e kësaj fushe duhet të angazhohen vet në zhvillimin e tyre. “Në Kosovë kemi talente të matematikës të krahasueshëm me bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë, e dyta që na ka tregu është që kemi të meta shumë të mëdha në fushën e arsimit posaçërisht në fushën e matematikës sepse kemi mesatare shukë të ulët”, ka theksuar ai

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …