vipa
muqa 900
rkl vala loja shperblyese
driloni com
Fillimi / Institucionet / MINISTRI LEKAJ U TAKUA ME AMBASADOREN E KROACISË NË KOSOVË MARIA KAPITANOVIÇ

MINISTRI LEKAJ U TAKUA ME AMBASADOREN E KROACISË NË KOSOVË MARIA KAPITANOVIÇ

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në një takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviç. Në fillim të takimit ministri Lekaj i dëshiroi mirëseardhje ambasadores Kapitanoviç. Me këtë rast ministri Lekaj e njoftoi ambasadoren lidhur me projektet të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, përkatësisht ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i e Elezit, pastaj zhvillimin e projektit për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Durrës në drejtim të Merdares-kufiri me Serbinë, ndërtimet e rrugëve Prishtinë-Pejë segmenti Kijevë-Pejë si dhe asfaltimi i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Ministri Lekaj gjithashtu vlerësoi se është duke u punuar edhe në realizimin e projekteve të ndryshme rrugore nëpër komuna, sipas kërkesave të qytetarëve. Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviç, e falënderoi ministrin Lekaj për mirëpritjen si dhe e përgëzoi për emërimin e tij si ministër i Infrastrukturës, duke shtuar se ndërtimi i autostradave dhe rrugëve të reja është i rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë si dhe për qarkullimin më të lehtë ndër rajonal. Në fund të këtij takimi ministri Lekaj dhe ambasadorja Kapitanoviç, u dakorduan që edhe në të ardhmen të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve mike, Kosovës dhe Kroacisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari JASHARI mori pjesë në takimin informues të Programit për Zhvillim Rajonal

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, mori pjesë në një takim informues të Programit ...