MKRS-ja ndërton Palestrën Sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë, për “Ndërtimin e Palestrës Sportive në Samadexhë të Vushtrrisë”, vlera financiare e të cilit projekt është 1 milion e 60 mijë euro, investim ky i MKRS-së dhe do të realizohet për dy vite.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se ndërtimi i kësaj palestre sportive, është në vazhdën e investimeve të shumta të MKRS-së, me qëllim të përmirësimit të kushteve për aktivitete sportive në vend. Ai më tej u shpreh se, MKRS-ja po punon intensivisht për përmirësimin e infrastrukturës së sportit në shumë komuna të Kosovës, dhe këto investime do të vazhdojnë deri në përmirësimin dhe modernizmin e dukshëm të infrastrukturës sportive në vend.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunim, dhe u shpreh se ky investim kapital është në të mirë të qytetarëve të kësaj komune dhe veçmas të sportistëve të shumtë, të cilët do të bëhen me palestër sportive moderne dhe me kushte të volitshme për zhvillim të aktiviteteve sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …