Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës u miratua Rezoluta për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Pas një debati të gjatë, në Kuvendin e Kosovës, me 61 vota për, asnjë kundër dhe 11 abstenime, u miratua Rezoluta për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë hedhjes në Rezolutës për votim, abstenuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ata kanë propozuar një rezolutë tjetër por ajo nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me arsyetimin se me këtë rezolutë duhet të ndërrohet Kushtetuta. Në rezolutën e harmonizuar nga Grupet parlamentare të pozitës, por të abstenuar nga Vetëvendosje, thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim. “Lufta çlirimtare e Kosovës e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës me qëllim të çlirimit të Kosovës, sjelljes së lirisë dhe pavarësie për popullin e Kosovës me karakter mbrojtjen dhe çlirimtare, duke e respektuar, të drejtën dhe standardet më të larta të luftës, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovës, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës e cila mbrohet dhe çmohet nga çdo qytetarë dhe institucion i Republikës së Kosovës. Pjesëtarët e UÇK-së, me sakrificën dhe angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar në luftën e çlirimtare të Kosovës ishin faktor vendimtar për sjelljen lirisë, e pavarësisë për popullin e Kosovës dhe në këtë drejtim gëzojnë dhe duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet tekstualisht në rezolutë.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …