vala – old
vipa
mbpzhr
muqa 900
driloni com
Fillimi / Institucionet / Nënkryetari Mazreku, priti reprezentuesin e Kosovës në futboll, Lirim Kastrati

Nënkryetari Mazreku, priti reprezentuesin e Kosovës në futboll, Lirim Kastrati

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për  kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e kanë pritur në një takim, anëtarin e reprezentacionit të Kosovës në futboll, Lirim Kastrati, të cilin e kanë përgëzuar për paraqitjen e mbrëmshme në ndeshjen mes Kosovës dhe Letonisë, ku Kastrati, ishte vendimtar në këtë fitore. Mazreku, e ka uruar Kastratit, që të ketë suksese të mëtutjeshme në futbollin profesionist. “Prezantimi juaj në ndeshjen e mbrëmshme, doli të jetë vendimtar për fitoren e Kosovës, kundër Letonisë, pasi ishte ai depërtim, i cili edhe e vendosi fatin e ndeshjes”, tha Mazreku. Ai më pas, e ka përgëzuar edhe për paraqitjet e tij në arenën ndërkombëtare, duke e vlerësuar si njëri nga yjet më me perspektivë të futbollit kosovar. Edhe drejtoresha Krasniqi e ka përgëzuar futbollistin Kastrati, i cili edhe përkundër moshës së re, ka një paraqitje të shkëlqyer në futbollin profesionist në Itali, sikur që është prezantuar shkëlqyeshëm në të gjitha paraqitjet për reprezentacionin e Kosovës. “Ju na bëni krenar neve si Malishevë”, i ka thënë drejtoresha Krasniqi, futbollistit të ri, Lirim Kastrati. Nga ana tjetër, Lirim Kastrati, i ka falënderuar nënkryetarin Mazreku dhe drejtoreshën Krasniqi, për pritjen dhe për vlerësimin që i bënë atij dhe të gjithë futbollistëve malishevas, që luajnë në kampionatet e huaja.