Nexhat Demaku jep dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës dhe i kyetarit të Degës së PDK-së, në Drenas

Nexhat Demaku jep dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës dhe i kyetarit të Degës së PDK-së, në Drenas

Pasi Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimin e  Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ish eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, kryetari i deritanishëm i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku ka dhënë dorëheqje nga posti. Ai ishte dënuar tri vjet burg së bashku me vëllanë, Fadil Demaku. Pas këtij vendimi, Demaku ka thënë për KosovaPress se do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komunës dhe kryetarit të Degës së PDK-së, në Drenas. Ai ka saktësuar se asnjëherë nuk  do ta pranojë këtë vendim që ka dhënë Gjykata, meqë konsideron se  krejt ky proces prej fillimit deri në fund ka qenë jo i rregullt dhe i montuar. Vetë fakti, që lënda është transferuar në veri që është  vendi më i jashtëligjshëm në Evropë, tregon qëllimin e misionit. “Ky proces është nisur me  qëllim që të njolloset UÇK-ja, dhe se ky dënim është dënim i një grupi të radhës së UÇK-së, pasi që edhe më herët janë dënuar bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Demaku.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …