Brickos

Nisma për Kosovën mbajti Konventën elektorale dhe prezantoi kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e 22 tetorit

Nisma për Kosovën mbajti Konventën elektorale dhe prezantoi kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e 22 tetorit

Nisma për Kosovën ka mbajtur Konventën elektorale, me ç’ rast  ka prezantuar kandidatët për kryetarë të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale për zgjedhjet e 22 tetorit. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka theksuar se oferta e këtij subjekti siguron vullnet, vendosmëri dhe mbajtje të fjalës. Kandidatët e Nismës për kryetarë të komunave dhe asamblistë komunalë do të jenë afër qytetarëve, sidomos të atyre që kanë nevojë. “Marrja e besimit është përgjegjësi dhe jo privilegj”, ka thënë Limaj. Më këtë rast, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për parime socialdemokrate. Ai ka pohuar se qytetarët e kanë mundësinë që të zgjedhin në mes njerëzve të besës dhe atyre që e grabitën këtë vend. Krasniqi ka thënë se oferta e Nismës është më e mira për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …