Një delegacion nga Komuna e Lilburnit vizitoi Komunën e Suharekës

Brian Burchick, nënkryetar i Komunës së Lilburnit, Jon Stallsmith, pastor në Kishën e këtij qyteti dhe Berat Gegaj  nga “Kosovo hope” kanë vizituar Komunën e Suharekës, me ç’rast janë takuar me nënkryetarin e Komunës Rexhep Kuçi, drejtorin e arsimit Sherif Berisha dhe atë te administratës Vitor Markaj. Gjatë këtij takimi nënkryetari i Komunës Kuçi, e ka njoftuar këtë delegacion me të arriturat e Komunës së Suharekës, me gjendjen momentale dhe zhvillimet e fundit në Komunë, ndërsa për gjendjen në arsim ka fol drejtori Berisha.  Brian Burchick, nënkryetar i Komunës së Lilburnit, ka thënë se kjo është hera e dytë që jam në Suharekë. Herën e pare isha para katër vitesh dhe mund të them se këtu ka ndryshuar shumë çka, ka ndërtime të reja infrastrukturë të rregulluar dhe po shihet që po ecni përpara. Ndërsa Jon Stallsmith, pastor i cili po ndihmon nxënësit suharekas të cilët çdo vit po qëndrojnë nga një muaj në Lilburn, ka shpreh kënaqësinë që gjendet në Suharekë. “Jemi të lumtur me binjakëzimin dhe për këtë falënderojmë përfaqësuesit e “Kosovo hope” z. Berat dhe Valdete Gegaj, të cilët kanë qenë iniciatorë për këtë binjakëzim. Nënkryetari i Komunës së Lilburnit, i ka dhuruar një dhuratë modeste ( simbolin e qytetit të Lilburnit ) nënkryetarit Kuçi. Komuna e Lilburnit dhe Komuna e Suharekës tash e disa vite janë të binjakëzuar mes vete.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …