vala – old
vipa
driloni com
Fillimi / Analiza / RKL: Më në fund edhe Kosova dënon regjimin e Assadit dhe përkrah bombardimin e saj në krye me Amerikën
RKL: Më në fund edhe Kosova dënon regjimin e Assadit dhe përkrah bombardimin e saj në krye me Amerikën

RKL: Më në fund edhe Kosova dënon regjimin e Assadit dhe përkrah bombardimin e saj në krye me Amerikën

Me fillimin e luftës në Siri në vitin 2011 disa autoritete të larta të shtetit të Kosovës kishin përkrahur opozitën kundër regjimit kriminal të Assadit, por meqë NATO-ja dhe Amerika nuk intervenuan, pas kërcënimit nga Rusia, edhe ata u tërhoqën nga përkrahja. Po kjo nuk mbeti me aq.

Të gjithë luftëtarët nga Kosova, që iu kishin bashkuar opozitës anti-assadiste, shumica syresh me pëlqimin e heshtur të Qeverisë, të BIK-ut dhe disa hoxhallarëve,  pas një kohë të gjithë ata  u shpallen terroristë dhe filloi një fushatë e egër diskriminuese ndaj tyre, duke i etiketuar si luftëtarë të ISIS-it, për shkak se disa prej shqiptarëve nga Kosova iu bashkuan asaj organizate terroriste, e cila po ashtu luftonte regjimin e Assadit.

Për shtatë vitet e kaluara nuk ka pushuar fushata e egër kundër pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftën e Sirisë, madje është shkuar aq larg dhe aq marrëzisht në këtë drejtim sa për shkak të 100 e më shumë shqiptarëve nga Kosova, që kishin shkuar në Siri, vendi ynë u shpall Tokë e pëlleshme e ISIS-it, ndërsa luftën kundër atyre luftëtarëve e paraqiten si luftë, të cilën Kosova po e fitonte kundër radikalizmit dhe terrorizmit islam.

U derdhën miliona euro e dollarë, u formuan sa e sa OJQ, u mbajtën konferenca të rregullta, u organizuan tryeza, u paguan disa hoxhallarë papagajë për  të mbajtur ligjërata kundër pjesëmarrjes në luftën e Sirisë dhe tërë fushata u drejtuar kundër Kosovës, duke krijuar imazhin e një shteti që rrit dhe edukon terroristë myslimanë.

Tani kur kundër regjimit kriminal e vrastar të Assadit, i cili gjatë këtyre shtatë viteve ka shkatërruar popullin e Sirisë, madje duke përdorur edhe armë kimike më shumë se në 50 raste, tani kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia e Franca po e ndëshkojnë regjimin e Assadit që ka vrarë mbi 500.000 sirianë dhe ka dëbuar nga vendi rreth 10 milionë, krerët e Kosovës e kanë rikthyer në fjalorin e tyre fjalën Siri dhe për herë të parë kanë përmendur, pak  si me turp edhe emrin e kriminelit  Assad, apo “bishës”Asad sikur e ka emërtuar  kryetari amerikan, Donald Trump.

Pas sulmeve ajrore që u ndërmorën në Siri nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, shume shtete kanë dalë në mbështetje të treshes duke arsyetuar bombardimet. Për herë të parë edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas intervenimit të aleatëve në Siri. Haradinaj. Ai  ka deklaruar se Kosova i qëndron në krah këtij intervenimi për të ndalur regjimin e Asadit në Siri. Ai po ashtu ka thënë se sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme. Edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se Kosova e mbështetë sulmin e Amerikës, Francës dhe Britanisë kundër ambienteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës, ka shkruar Pacolli. Kjo është hera e parë, qysh prej më shumë se gjashtë vitesh  që krerët e Kosovës reagojnë lidhur me luftimet në Siri. Për shkak të pjesëmarrjes së disa qytetarëve të Kosovës në luftë kundër regjimit të Assadit, krerët e Kosovës kanë marrë qëndrim për t’i dënuar ata, duke i shpallur terroristë dhe pjesëtarë të organizatave ekstremiste. Kjo ka bërë që emri i Sirisë të mos përmendet fare në fjalorin e tyre politik, deri tani kur sulmin kundër Assadit e ka filluar Amerika dhe aleatët e saj besnikë.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Krasniqi: Gadishullit Ilirik i duhen politika të paqes e të partneritetit

Jakup Krasniqi: Gadishullit Ilirik i duhen politika të paqes e të partneritetit

Shefi i diplomacisë greke, zoti Nikos Kotzias qenka ligshtuar shumë sot në Beograd kur ka ...