Rreth 50 profesorë nënshkruan peticion kundër Akademisë së Shkencave

Rreth 50 profesorë nënshkruan peticion kundër Akademisë së Shkencave

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është vlerësuar si cenuese e interesave shkencore, kulturore dhe zhvillimore të Kosovës.
Rreth 50 profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë nënshkruar një peticion kundër ASHAK- ut, të cilët këtë institucion e kanë quajtur  të korruptuar dhe keqpërdorues. Ata  kanë ftuar Kuvendin që t’i shikojë pasojat e dëmet e veprimtarisë së tij. Zgjedhjet e fundit në Akademinë e Shkencave e të Arteve të Kosovës, sipas grupit prej 47 profesorëve, janë vazhdimësi shqetësuese e një rrënimi të madh e të pakthyeshëm të këtij institucioni. Këta profesorë shprehen se Akademia ka mungesë të strategjisë shkencore, pastaj të projekteve të mëdha e të vogla të rëndësisë kombëtare, ka mungesë të platformave që do të kishin objekt proceset zhvillimore të fushave jetike për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …