Brickos

Situata e sigurisë në Malishevë u vlerësua e qetë dhe stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku është shqyrtuar situata e sigurisë së përgjithshme në Malishevë, si dhe në veçanti siguria në shkollat e Komunës së Malishevës. Situata e sigurisë, i vlerësua e qetë, stabile dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

“Të gjithë ne, e kemi obligim të angazhohemi për sigurinë në komunën e Malishevës dhe të gjithë së bashku, mund ta ruajmë primatin e të qenit komuna më e sigurt në Kosovë”, tha në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, duke u bazuar në të dhënat policore, e vlerësoi të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme. Sipas kapitenit policor, Morina, gjatë nëntë muajve të këtij viti ka rënie të rasteve kriminale për njëzetedy përqind. Sipas tij, kjo situatë, është rezultat i bashkëpunimit të mirë me qytetarët.

Pikë e veçantë e këtij takimi, ishte edhe siguria në shkolla, ku sipas drejtorit të arsimit, Avdi Morina, gjatë këtij viti, është shënuar vetëm një incident, në Qendrën e Kompetencës, mirëpo kjo shkollë, tanimë, në mënyrë arbitrare, është nën menaxhimin e Agjencisë për Shkollimin Profesional. Përndryshe, sipas drejtorit Morina, në shkollat e Komunës së Malishevës, nuk janë shënuar raste të incidenteve, kurse objektet shkollore, pothuajse të gjitha të ndërtuara pas luftës, janë me standarde, që përfshin edhe aspektin e sigurisë, siç janë daljet emergjente dhe çështjet tjera teknike, që lidhen me sigurinë.

Edhe Policia e Kosovës, lidhur me sigurinë në shkolla, thanë që janë në vëzhgim të vazhdueshëm dhe gjatë procesit mësimor, i kanë të shtuara patrullimet përreth shkollave.

Në mbledhjen e KKSB-së, u bisedua edhe për përgatitjet dimërore, në veçanti për masat preventive, në rastet emergjente, që mund të shkaktohen, si pasojë e të reshurave, sikur që kemi pasur vërshimet e janarit të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …