Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Injorantë të paguar nga Beogradi sulmojnë Skënderbeun

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela duke folur lidhur me disa shkrime antikombëtare të Mustafa Nanos, Fatos Lubonjes e të tjerëve shkruan se pikërisht në këtë kohë ka dalë në skenë lufta kundër Gjergj Kastriotit dhe kastriotizmit. Sigurisht që këta injorantë janë të paguar nga islamizmi radikal dhe nga Beogradi. Gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë të nëndheshme midis islamit radikal dhe Beogradit kundër Shqipërisë, që të mos e lejojnë triumfin e europizmit në Shqipëri…. Historia e brendshme e mendimit antishqiptar ka 130 vjet që përsërit vetveten, që nga viti 1878, domethënë qëkurse shqiptarët dolën ndërkombëtarisht sërish në skenë për të mbrojtur territoret e tyre të rrezikuara me anë të Lidhjes së Prizrenit. Lufta më e madhe në këta 130 vjetë, nga vobegtësia mendore e korruptuar shqiptarë, ka qenë e drejtuar gjithmonë kundër Gjergj Kastriotit. Por janë lodhur kot.

Zotërinj: kastrotizmi është doktrinë e ngulitur në ndërgjegjen pan-shqiptare, nuk keni se çfarë t’i bëni. Janë dy pika që i kundërvihen heroikës dhe historisë europiane dhe kristiane të Shqipërisë: Beogradi dhe Athina. Dhe e gjithë lufta e tyre konsiston në ruajtjen e pushtimeve teritoriale shqiptare që i kanë fituar nga çoroditja historike e vetë Perëndimit me përjashtim të Austo-Hungarisë dhe Gjermanisë.

Natyrisht dëmet kanë qenë të mëdha, por historia ka rrjedhur qartë edhe pse për shqiptarët ka qenë ngaherë në mbijetesë.

 Fitorja e parë e madhe ka qenë pavarësia e Shqipërisë.

Fitorja e dytë e madhe ka qenë pavarësia e Kosovës si shtet i dytë i madh në Ballkan.

Fitorja e tretë e madhe ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Kurse fitorja e tretë e madhe do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të gjitha këto kanë qenë fitore për historinë europiane të shqiptarëve. Por anëtarësimi në BE Sigurisht që do të jetë kurorëzimi përfundimtar dhe shpërblimi për mbijetesën europiane pesëqind vjeçare të shqiptarëve. (Gazeta Shqip)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …